“S’ka asnjë ndryshim nga Zvicra e Austria”, Rama u jep medalje 4 sipërmarrësve në Vermosh

01/11/2020 14:17

Kryeministri Edi Rama,  ditën e sotme ka qenë në Vermosh ku ka treguar sesi në këtë vend malor, është ndërtuar një zonë turistike.

Rama u shpreh se gjithçka është fantastike, duke thënë se nuk mungon asgjë nga modelet më të mira të Zvicrës apo të Austrisë.

“Gjithçka është bërë me shije të jashtëzakonshme. Çdo gjë është perfekte. Kjo është fantastike. Nuk ka asnjë ndryshim nga Zvicra e Austria. E kanë qarë. Jam i lumtur nga kënaqësia që më ka dhënë ky investim këtu. Zona turistike e Vermoshit nuk m’u duk si reale. Keni bërë një investim këtu privat, një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg dhe shembull i respektit për traditën e kthyer në objekte bashkëkohore, por mëshirojnë elementët tradicionalë. Gjithë zona malore e Shqipërisë do zhvillohet gjithmonë e më shumë. Keni vendosur një gur themeli për vizion tjetër, nuk asgjë mangët nga shembujt më të famshëm të turizmit malor të vendeve në Europë. Dua t’ju jap medalje të veçantë. E meritoni plotësisht këtë medalje”, tha Rama.

Më herët, kreu i qeverisë Rama lajmëroi se në Vermosh është zhvilluar një destinacion i mrekullueshëm turistik.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Malësi e Madhe – Në Vermosh, ku po zhvillohet një tjetër destinacion i mrekullueshëm turistik i Veriut të Shqipërisë dhe ku kanë nisur investime të bukura, me pjesëmarrjen e emigrantëve nga zona, po edhe nga qeveria që përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka transformuar disa rrënoja të së shkuarës, në një Qendër të Re Turistike, simotër me qendrën shembullore të Valbonës😊

🏔 Dita për të nderuar me medaljen e posaçme të Kryeministrit, katër djem nga zona, Nike Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maraçaj, të kthyer nga emigracioni, sipërmarrës të vegjël të zonës, që me dashuri të madhe e punë mbresëlënëse kanë realizuar vizionin e katër bujtinave alpine, të cilat duken si kartolina të gjalla nga Zvicra dhe japin shembullin kuptimplotë të perspektivës së padiskutueshme që ka ky thesar i natyrës shqiptare, për t’u kthyer në burim të ardhurash e punësimi dinjitoz nga turizmi malor🏅

#RESPEKT🙏

#BeautifulVermosh❤

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA