Shkon në 58 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

01/11/2020 14:41

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 58, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Të paktën 920 njerëz u lënduan gjithashtu në tërmetin me magnitudë 6,6 ballë që goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.

“Ne jemi të vendosur të shërojmë plagët e vëllezërve dhe motrave tona në Izmir, të cilët janë prekur nga tërmeti, para se të fillojë moti i ftohtë dhe shirat”, tha Erdoğan gjatë një takimi të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në provincën e Samsunit.

Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë. 702 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa tetë persona gjenden në repartet e kujdesit intensiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA