Sarandë/ Motorri përplaset me disa bagëti, 67 vjeçari në gjendje të rëndë

01/11/2020 20:56
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj të dieleje (01.11.2020) në Sarandë.

Një motorr është përplasur me disa bagëti të imta në vendin e quajtuar “ Ura e Bogaztit” në aksin rrugor Shkallë-Livadhja.

Njoftimi:

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur  “Ura e Bogazit”,  një motomjet  është përplasur me disa bagëti të imta, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel