Shqipëria u përfshi në një operacion të komplikuar shpëtimi të një gruaje dhe 4 fëmijëve  nga kampet e Sirisë.

Exlusive sjell pamjet nga terreni të operacionit të koduar “Extraction 2020” nga ku konsulli i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb, drejtori antiterrrit Gledis Nano dhe kolegu i tij Indrit Doda futen në kampet Al Hol dhe Roj për të gjetur gratë dhe fëmijët shqiptarë.

Froresha Rasha tregon jetën e një gruaje shqiptare sipas rregullave të Shtetit Islamik. 13-vjeçari Endri Dumani tregon si e përjetoi luftën e ISIS dhe mbijetesën bashkë me të motrën Evën në kampin  Al Hol.

Protagonistët  tregojnë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu,  detajet se me kë negociuan për ta kurorëzuar me sukses këtë mision delikat dhe të vështirë nga ku ndihma e autoriteteve të sigurisë në Liban ishte vendimtare për kthimin në shtëpi të Floresha Rashës me tre fëmitë e saj dhe të Endi Dumanit.

Përse Eva Dumani e humbi këtë mundësi për tu riatdhesuar bashkë me të vëllain?

Çfarë do të ndodhë me gratë dhe fëmijët e tjerë të mbetur në Siri?

A është gjenerali libanez Abass Ibrahim, njeriu më i rëndësishëm i shërbimeve të sigurisë në Lindjen e Mesme, garancia e kthimit të tyre?

Sonte në 20.15 në Exclusive Top Channel “Rikthim nga ferri Al Hol”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA