Mbrëmjet e të shtunave ndjekësit e personazheve VIP dhe ata besnikë të spektaklit janë “sy e vesh” për “Shiko Kush LUAN” nën moderimin e autorësinë Luana Vjollcës.
Një ndër lojërat më të pëlqyera për publikun është sfida e “Paintball” dhe si asnjeherë më parë mbrëmjen e djeshme kjo sfidë u bë për të dytën herë nga Rina Balaj.
Këtë herë Rina u vendos para personazheve që e kanë goditur në “Paintball” dhe ata nuk do donin një babashkëpunim me të.
Mirëpo reagimin e reperes nuk e prisnim. Ajo tha se personalisht me asnjë artist nuk ka marrëdhënie të këqija dhe se do bënte bashkëpunime me të gjithë artistët.
Pas sfidës Rina zbuloi se pse u është larguar “diss”-eve dhe “hip-hop”-it.
“Ka qenë fillimi dhe kam patur nevojë për famë”, – u shpreh Rina duke bërë ironi me veten dhe kështu zbuloi se janë “lojëra” që bëjnë artistët në industrinë e “hip-hop”-it dhe jo vetëm.
Top Channel