Shumë sfida dhe risi këtë episod të “N’fermë”.
Dyshja e këngëtarëve Orgesa Zaimi dhe Renis Gjoka, botuesja Arlinda Dudaj dhe moderatorja Lei Kraja, u bënë bashkë për të realizuar detyrat e vështira të fshatit. Ervin Kurti, i vendosi këto personazhe në detyra tepër të vështira. Lei dhe Arlinda, u caktuan të shkonin në stallën e derrave, ku si detyre kishin për të pastruar kafshët. Por në fakt, kjo provë për ta u shoqërua nga britma e ulërima, pasi ndiheshin tepër të frikësuara.
Ndërkohë nga krahu tjetër, Renisi dhe Orgesa, e kishin më të lehtë për të pastruar e larë lopët. Sfida u bë më e ethshme, në fazën e dytë të punës. Renisi dhe Arlinda tentuan të zgjeronin kanalin që parandalonte përmbytjet në fushë, por gjatë këtij momenti, një peshk gjigant i tremb pakëz dhe puna për ta u shoqërua me frikë. Ndërsa Orgesa dhe Lei do të pastronin të brendshmet e kafshëve për të bërë kukurec.
Lei hoqi dorë nga sfida, ndërsa Orgesa mes shumë peripecive arriti ta kalonte me sukses. 12 orë në fermë nuk kishin se si të përfundonin pa një drekë të shijshme, e me këngë të interpretuara me aq mjeshtëri nga Renisi dhe Orgesa. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel