Rubrika “KinoStar” në “E Diell”, ka marrë një vëmendje të madhe gjatë këtij sezoni.
Rubrika është kthyer në një shesh të vërtetë xhirimi dhe konkurrentët risjellin skena nga filmat më të pëlqyer. Katerina, është një nga konkurrentët më të vlerësuar nga juria, për shkak dhe të eksperiencës së saj. Ajo po interpretonte një pjesë filmi horror, e një “fantazmë” e godet me thikë.
Pikërisht kjo skenë i kujtoi asaj një histori të fëmijërisë. Në moshën 14-vjeçare një person e ka ndjekur dhe i ka hyrë në shtëpi. E tmerruar, vajza tha se ka kyçur derën, por personi nuk zmbrapsej. Ndër të tjera ajo tha se lajmëroi policinë dhe momentet e tmerrit përfunduan.
“Një histori e tillë më ka ndodhur edhe në realitet. Isha 14-vjeçe, gjithmonë e ndjeja që një hije më ndiqte nga pas dhe mendoja do të jetë një djalë që më ka qejf. Një ditë, teksa po shkoja për në shtëpi, një makinë më ndalon tek këmbët. Një djalë del nga makina dhe tenton të më tërheqë me forcë. Fatmirësisht aty pranë po kalonte një çift dhe arrita të largohem. Shkoj në shtëpi, ngjitem në katin e dytë dhe kyç derën. Hap sytë poshtë dhe shikoj që personi nisi të më gjuante me gurë. Nuk më kujtohej numri i policisë, fati im i keq që as prindërit nuk ishin në shtëpi. Pranë dritares shikova personin, i cili qëndronte me një thikë në dorë. Shkoj tek dhoma e prindërve dhe m’u kujtua numri i policisë. Ai personi e dëgjoi këtë gjë dhe sikur u tremb. Ngjitem në katin e tretë që është papafingo, nga aty mundesha që të shkoja tek shtëpia e komshiut. Shkova aty dhe dëgjova një xhirim të fortë gomash, person ii largua. Fytyrën e tij e mbaj mend edhe sot e kësaj dite, sepse më ka dalë shumë herë në ëndërr”, tha Katerina.
Top Channel