Policia Kufitare në Portin e Vlorës ka sekuestruar 209 pako medikamente të markave të ndryshme dhe janë proceduar penalisht 2 shoferët e autobusit ku u gjetën pakot me medikamente.
Policia njofton se në dalje të Portit të Vlorës kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, autobusi me drejtues shtetasit A. M., 45 vjeç dhe M. P., 29 vjeç, banues në Fier, të cilët e drejtonin autobuzin me turne.
Gjatë kontrollit, në pjesën fundore të kabinës së autobuzit u konstatuan të fshehura 209 pako me medikamente të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vlorë
Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një tjetër rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Sekuestrohen 209 pako medikamete të markave të ndryshme.
Procedohen penalisht 2 shoferët e autobuzit ku u gjetën pakot me medikamente.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, autobuzin me drejtues shtetasit A. M., 45 vjeç dhe M. P., 29 vjeç, banues në Fier (të cilët e drejtonin autobuzin me turne).
Gjatë kontrollit, në pjesën fundore të kabinës së autobuzit u konstatuan të fshehura 209 pako me medikamente të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasit A. M. dhe M. P., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel