22/12 20:40
Një ngjarje tronditëse është shënuar në qytetin e Napolit.
Një turist është grabitur në mes të qytetit, nga një person i cili i ka marrë nga dora orën me vlerë 140 mijë euro. Momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ku duket hajduti që i merr me forcë orën dhe më pas hipën me shpejtësi në motor.
Karabinierët kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë hajdutin, një 29-vjeçar napolitan, me precedent penal. Ata kanë zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Sipas tyre grabitësi i afrohet nga mbrapa turistit britanik dhe pasi e shtyn i bllokon kahun dhe i rrëmben orën “Patek Phillippe” nga dora, për t’u larguar më pas me një motor që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.
Top Channel