
24/02 19:13
Rina Balaj ishte një nga të ftuarat në puntatën e gjashtë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Pak përpara performancës së saj, ajo duhej t’u përgjigjej disa pyetjeve të cilat u moderuan nga këngëtarja Fifi.
Një nga pyetjet që ka kërkuar një përgjigje prej kohësh nga publiku ishte se si u rregulluan marrëdhëniet e reperes dhe Fifit.
Rina përballë Fifit nga ana tjetër u përgjigj menjëherë kësaj pyetjeje duke hequr dyshimet e publikut e duke pranuar se sipas mendimit të saj marrëdhënia midis saj dhe këngëtares së “Shiko Kush LUAN” nuk ka qenë asnjëherë e keqe.
Kjo përgjigje u pasua me duartrokitje nga publiku e me një përqafim të ngrohtë mes dy këngëtareve.
Top Channel