Aloe vera kultivohet në Shqipëri/ Sera e parë është ngritur në Tiranë, eksporton në BE
01/11/2020 19:45
Sera e parë e aloe verës në Shqipëri është ngritur nga i riu Albi Sulo.
Ai tregon se ka qenë gjithnjë i lidhur me natyrën, për këtë arsye zgjodhi që studimet universitare t’i vashdonte për mjedisin. Bima e aloe verës pothuajse e ka shoqëruar gjithë jetën Albin, duke njohur vetitë e saj kuruese vendosi të të bëjë biznes me aloe vera. Sot aloe vera e Shqipërisë shkon në të gjitha shtetet e BE-së.
Studimi disa vjeçar për bimën kurative e ka shndërruar Albin në një sipërmarrës.
Pas parcelave organike të aloe verës, radhën e kanë kaktuset që Albi i ka siguruar nga vende të ndryshme të botës.
Top Channel