“Shiko Kush LUAN” vjen me surpriza dhe të papritura sonte për “Halloween”: Nuk keni parë ende asgjë!

31/10/2020 17:55
“Shiko Kush LUAN”

Mbrëmjen e sotme në puntatën e gjashtë të spektaklit më të pëlqyer të së shtunës nga publiku shqiptar “Shiko Kush LUAN” do të ketë surpriza edhe të papritura siç edhe është premtuar.

Duke qenë mbrëmja e Halloween, autorja dhe moderatorja e emisionit Luana Vjollca, ka menduar një mbrëmje kushtuar kësaj feste deri në detajin më të vogël.

Më në fund një nga surprizat për sonte e zbuluam: “Jennifer Lopez sonte vjen ekskluzivisht në ‘Shiko Kush LUAN’!”

Luana Vjollca vjen ndryshe këtë “Halloween” duke u veshur “nën lëkurën” e J.Lo me fustanin ikonik nga Versace.

Po kapitenët e dy skuadrave si do vijnë të maskuar? Cili do të jetë kapiteni i skuadrës blu?

U zbulojmë se këtë puntatë kapitenë do të jenë Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, por do të ketë surpriza!

Fifi vjen “nën petkun” e Amy Winehouse, e cila do të na shoqërojë me muzikë të mirë edhe këtë mbrëmje si çdo herë!

Të ftuarit janë si gjithnjë ata më të dashurit për publikun shqiptar. Sonte në panele do të kemi emra si Rina Balaj, një nga reperet dhe këngëtaret më të dashura të momentit, me këngëtarë të mirënjohur të muzikës popullore shqiptare si Gena e Maya, me një nga modelet më të pëlqyera për publikun si Kejvina Kthella, e me dy binjakët më të famshëm shqiptar të momentit Donald dhe Romeo Veshaj. Kjo natë premton shikueshmëri maksimale si çdo herë tjetër.

Nuk ngelet me kaq! Me një skenë magjike e me lojëra dedikuar kësaj nate, “Shiko Kush LUAN” do të jetë mënyra më e mirë për publikun për të festuar natën e Halloween. Ora 21:00 po afron dhe kujdes: Mos u trembni sot si të ftuarit tanë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA