Një këpucar palestinez, Imad Mohammad, prej kohësh bën këpucë në mënyrë artizanale, por tani, ato kanë një dallim: në to, ai stampon emrat e presidentëve amerikanë dhe francezë, në kaligrafi arabike, për të treguar kështu mospëlqimin e tij.

“Këpucët shkelin në tokë, në dhe dhe pisllëk. Pra, nëse shkruajmë emrin e dikujt në to, kjo do të thotë se edhe ai bëhet pis. Kjo tregon sa pak e vlerëson atë person”, thotë Mohammedi për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Ai thotë se zgjodhi të stamponte këta emra për shkak se ata kanë sulmuar myslimanët. Këpucët me emrin e presidentëve nën to, kushtojnë 200 shekels, ose rreth 50 dollarë, dhe sipas Mohammedit bëhen me lëkurë të pastër brenda dhe jashtë.

E gjithë kjo, vjen pas zemërimit që ka shpërthyer në një seri vendesh myslimane, në lidhje me mbrojtjen që presidenti macron i bëri publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, nën justifikimin e lirisë së fjalës. Ndërsa zemërimi me presidentin amerikan, i palestinezëve është më i hershëm, që nga vendimi i tij për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe mbështetja e hapur e tij për Izraelin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA