Rastet ditore me Covid-19 tashmë kanë arritur mbi 500. Megjithatë, kryeministri Avdullah Hoti vlerëson se situata me pandeminë e kanë ende nën kontroll.
Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve, ndërsa institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontroll këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj ka kërkuar që edhe qytetarët ta japin ndihmën duke respektuar rekomandimet shëndetësore.
Statusi i tij i plotë:
Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë! Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin.
Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontroll këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata. Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë. Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i respektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit.
Top Channel