Francë/ Arrestohet një i dyshuar për atentatin ndaj priftit në Lyon

31/10/2020 20:55

Policia franceze tha pak më parë se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin e sotëm ku një prit grek ortodoks u qëllua më armë në qytetin francez të Lyon.

Prifti u qëllua dy herë në trup me një armë gjuetie rreth orës lokale 16.00, teksa i afrohej kishës dhe është duke u trajtuar në spital, në gjendje serioze.

Gazeta e Lyon ‘Le Progrès’ raportonte se një njeri që përputhej me përshkrimin e të kërkuarit u arrestua rreth orës 19.00, në një dyqan fast-food në qytet. Nuk ka ende konfirmime zyrtare për raportimet.

“I arrestuari kishte pamje mesdhetare, rreth 1.90 i gjatë, me pardesy të gjatë dhe kapele të zezë. Ai kishte fshehur armën e gjuetisë në pardesynë e tij,” tha për mediat Ludovic Cassier, i sindikatës së policisë franceze Unité SGP Police.

Prokurorët thanë se kanë hapur hetime për tentativë vrasjeje por nuk kanë cilësuar ende motivin, duke shtuar se po hetojnë gjithashtu pistën e një konflikti personal.

Sulmi vjen tre ditë pasi një burrë i armatosur me thikë vrau tre njerëz në një kishë në Nice, dhe rreth dy javë pas vrasjes me prerje koke të mësuesit Samuel Paty jashtë shkollës së tij në veriperëndim të Parisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA