Belgjikë, pezullohet mësuesi që tregoi në klasë karikaturat e Profetit, duke diskutuar për sulmet

31/10/2020 16:38

Një zonë e Brukselit ka pezulluar nga puna një mësues që tregoi në klasë një karikaturë të Profetit musliman Muhamed, teksa diskutonte vrasjen e mësuesit francez që kishte përdorur të njëjtin imazh, njoftuan autoritetet.

Mësuesi belg i distriktit të Molenbeek, tregoi në klasë një nga karikaturat e publikuara më parë nga revista satirike Charlie Hebdo, teksa përpiqej të shpjegonte vdekjen e mësuesit Samuel Paty.

“Vendimi ynë bazohet thjesht në faktin se ato imazhe janë vulgare dhe të turpshme. Edhe sikur në to të mos ishte Profeti musliman ne do të kishim vepruar njëlloj,” tha një zëdhënës i kryebashkiakut të Molenbeek.
Në imazhin në fjalë subjektit i duken organet gjenitale teksa përkulet i zhveshur. Zëdhënësi tha se dy deri në tre nga prindërit e nxënësve 11-12 vjeçarë ishin ankuar.

Pas vrasjes me prerje koke të 47-vjeçarit Paty, Presidenti francez Emmanuel Macron nisi një fushatë të egër për atë që quante “mbrojtje të të drejtës së lirisë së shpehjes”, por protesta të shumta janë zhvilluar në të gjithë botën muslimane ku është demonizuar Franca dhe Macron është quajtur terrorist.

Belgjika fqinje, ashtu si Franca, ka parë një rritje të radikalizimit musliman dhe zona e Molenbeek me popullatën e saj të gjerë muslimane shihet si një vatër e radikalizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA