Tërmeti në Turqi shkakton përmbytje të rezorteve, në Greqi njerëzit dalin në panik nga shtëpitë (pamje të shkatërrimit)

30/10/2020 16:23

Turqia e Greqia u tronditën sot nga tërmeti me magnitudë 7.0 i cili ka vrarë të paktën katër njerëz , ka rafshuar ndërtesa dhe ka shkaktuar një mini-tsunami që përmbyti brigjet turistike të Turqisë jugperëndimore.

Inertet vërshonin në rrugët e Turqisë pas fryrjes së detit në Izmir ku u shkatërruan të paktën gjashtë ndërtsa dhe pamjet tregonin nejrëz që kapeshin në rrënojat e pallateve të shembura.

Agjencia turke e katastrofave tha se të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 120 të plagosur, ndërsa të u plagosën në Greqi ku dallgët e fryra goditën ishulin e Samos.

Banorëve të ishujve i është këshilluar të evitojnë brigjet, ndërsa tërmeti u ndje deri Athinë, Maqedoni dhe Bullgari.

FOTO GALERI
3/12
Permbytjet preken dhe ishullin grek te Samos

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA