Lidere nga e gjithë bota e dënuan me forcë sulmin e një dite më parë në Nice të Francës, prej të cilit humbën jetën 3 persona.

Sulmi që po trajtohet si akt terrorizmi, ndodhi në ditën e kujtimit të ditëlindjes së profetit Muhamed. Ishte episodi i tretë në vend brenda dy muajsh që i atriubohet islamistëve pas indinjatës që shkaktoi ripublikimi i karikaturave të profetit në muajin shtator nga revista satirike Charlie Hebdo. Përgjigja e Emmanuel Macron ishte goditja e grupeve islamiste në France. Por liderët të disa vendeve me shumica myslimane si Turqia e Pakistani e kanë akuzuar shefin e Elizesë për “Islamofobi”.

Kancelarja gjermane ishte ndër të parat që përcolli tronditjen e saj të thellë për vrasjet e tmerrshme në katedralen e Notre dame në Nice. Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se “zemrat tona janë me popullin e Francës”. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tha se e gjithë Europa është solidare me Francën pas këtij sulmi të nevertishëm e brutal.

Autori i sulmit ishte një 21 vjecar nga Tunizia që kishte mbërritur me një anije emigrantësh muajin e kaluar në Lampeduza të Italisë dhe në Francë kishte hyrë vetëm tani së fundi. Macron e përshkroi episodin si “sulm terrorist islamik” e njoftoi se numri i ushtarëve të zhvendosur në vende publike si kisha e shkolla do të shkojë nga 3.000 ne 7000. Alarmi I sigurisë kombëtare në vend u ngrit në nivelin më të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA