“Mallkimi i Faraonit” godet punonjësin egjiptian që ngacmoi tumën e Saqqara (fotot)

30/10/2020 21:26

Një punonjës në rrënojat arkeologjike të Egjiptit ka përjetuar një ngjarje të pashpjegueshme pasi gërrmoi tumën e lashtë të lidhur me ‘Mbretëreshën Mace’ të qytetërimit të lashtë.

Mallkimi që besohet se prek këdo që ngacmon vendvarrosjet e Egjiptit të lashtë, i sjell atyre fat të keq, sëmundje ose dhe vdekje.

Kur Howard Carter bëri zbulimin e mahnitshëm të tumës së mbretit Tutankhamun në Luginën e Mbretërve, raportimet thonin se në një mbishkrim të saj thuhej se “Vdekja do të vijë me krahë te ai që ngacmon paqen e mbretit”.

Nëse mallkimi është i vërtetë apo jo nuk mund të mësohet, por Lord Carnarvon – njeriu që kishte sponsorizuar gërrmimet e Carter– vdiq katër muaj më vonë, bashkë me gjashtë arkeologë të tjerë.

Një dokumentar i rrjetit Netflix i quajtur ‘Sekretet e tumës së Saqqara’, tregohet se gjatë gërrmimeve u zbulua një galeri e mbushur me kafshë të kthyera në mumje, që i dedikoheshin Mbretëreshës Egjiptiane Mace ‘Bastet’.

Punonjësi Hamada Shehata Ahmed Mansour, i cili zbriti i pari në galeri, thotë: “Dua t’ju tregoj diçka.

“Që kur nisa të punoj në këtë nekropol macesh, shumë mace që rrinin rreth shtëpisë time tashmë largohen me vrap kur unë afrohem, ato janë të tmerruara prej meje, ato nuk sillen më si kafshë shtëpiake siç ishin më parë”.

Punonjësi i ndërgjegjësuar thotë se e kupton motivimin e tyre: “Por kur macet vrapojnë unë u them atyre se kanë të drejtë. Unë nxorra pararendësit tuaj nga toka dhe i kam vënë në shfaqje, prandaj me të drejtë ato kanë frikë se të njëjtën gjë do të bëj edhe me to”.

Tuma u zbulua në Bubasteum, një kompleks tempujsh dedikuar perëndëshës Bastet, në faqen e një humnere në fundin e fushave te Saqqara.

Profesoresha egjiptologe Salima Ikram, shpjegonte se përse egjiptianët ofronin kafshë për gruan që u bë perëndeshë.

“Me sa dimë ne, njerëzit nuk jepnin kafshët si ofrime sakrifice. Ato që jepeshin në fakt bliheshin nga priftërinjtë, të cilët i rrisnin dhe i shumonin e më pas u jenin përsëri mace fshatarve. Pra në njëfarë mënyre macet kultivoheshin. Vetem një prej kafshëve në tempull supozohej se ishte një manifestim hyjnor i Zotit apo perëndeshës”.

FOTO GALERI
2/6
Statujat tregojne adhurimin per kafshen e zgjedhur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA