Presidenti Ilir Meta mori sot pjesë dhe vlerësoi nismën e shoqërisë civile “Nisma kombëtare për Referendum” që ka në themel të sajin instalimin e ligjit për Referendumin.
“Do bëj gjithçka që kam në dorë për t’i shërbyer kësaj nisme deri në realizimin e saj efektiv. Presidenti ka për detyre të ruajë bashkimin e popullit. Jam betuar me dorën mbi Kushtetutë, e ndjej si detyrë atdhetare, situata e rëndë në të cilën populli s’ka qenë kurrë më parë, si funksionim shtetëror flas, jam i sigurt që të gjithë se bashku duhet ta çojmë deri në fund këtë nismë. Le ta quajmë këtë si zgjim të shoqërisë civile. Mbështet si President nismën me shumë forcë, shpresoj që ky kuvend të bëjnë një punë të mirë, ta miratojë këtë ligj sipas të gjitha përcaktimeve që ju i keni bërë ligjit që referendumi të jetë efektiv, Vetëm të bashkuar në referendume mbrojmë të drejtat e qytetarëve dhe zhbëjmë çdo cenim të interesit kombëtar dhe publik. Unë them: O tani o kurrë! Jam i bindur që kjo gjë do ndodhë, e kemi për detyrë që ta instalojmë përfundimisht ligjin mbi referendumet”,- u shpreh Meta.
Ndërsa menjëherë pas takimit Meta tha shkurtimisht për mediat se: Sot shoqëria civile publikon nismën për referendume, pra se si të konkretizohet ky detyrim kushtetues që për 22 vite i është mohuar popullit në mënyrën më të pabesë.
Dhe dje kryeministri ftoi shqiptarët më 25 prill në një referundum të jashtëzakonshëm, dhe jam i sigurt që gjithë shqiptarët do marrin pjesë edhe të gjithë do votojnë për Shqipërinë në Evropë.
Top Channel