Frrok Çupi në Top Talk: Presidenti ra! Parlamenti mbrojti demokracisë me miratimin e kodit zgjedhor

30/10/2020 16:49

Parlamenti shqiptar rrëzoi me 96 vota dekretin e presidentit Meta në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Kjo temë u diskutua në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte analisti Frrok Çupi. Sipas analistit, parlamenti miratoi një kod që duhej miratuar më herët, e që sipas tij është në të mirë të vendit.

Gjithashtu ai shtoi se presidenti Meta sipas tij ka shkelur disa herë Kushtetutën, duke dalë jashtë funksionit të tij.

“Dje dhe pardje me aktet që kanë ndodhur, sidomos me atë të presidentit, republika u vendos përpara një dileme të madhe, që kaloi në heshtje por ishte në dobi të shtetit. Kur bie parlamenti shteti nuk ekziston, apo do të rezistonte ashtu sikurse po reziston. Flitet për një ligj të rëndësishëm si ai i Kodit Zgjedhor, e cila duhej miratuar prej shumë kohësh. Presidenti gjeti momentin për të sulmuar në një kohë të pa përshtatshme. Në themel parlamenti ka sovranitetin, mban edhe atë të popullit, nuk është prekur sovraniteti i Venecias dhe Bashkimit Evropian. Komisioni i Venecias, ka sovranitetin e vet për t’u përgjigjur në kohën e caktuar, këtë nuk ia prek njeri. Ashtu sikur nuk ja prek ndonjë sovranitetin shqiptar, për të miratuar një ligj. Zhurma që bëhet, që BE ka lënë një mesazh, bëhet me qëllim. Presidenti në këtë rast, prandaj po bën të gjithë përpjekjet për të qëndruar në publik, por ai ka rënë. Ka funksionuar në pa aftësi ligjore, duke qenë që nuk ka përgjegjshmëri ligjore, është jashtë funksionit. Integrimi në BE është shumë i gjatë, e kemi nisur në vitet 90-të, por është një proces që trajtohet kështu nga dikush, aq më keq nga Presidenti i Republikës. Janë shenja krize, nuk është ky funksioni i presidentit, ai është të jetë i mençur, të jetë mesazh dhënës, ndodhemi në një luftë për të kuruar fatkeqësitë e tërmetit. Standardi më i ri i Presidentit është t’i ngjaj presidentëve si vëllezër, si të Izraelit, Islandës, Austrisë. Bie fjala presidenti i Austrisë është hija e mbretit, mbreti përkrah mazhoracën, vijimësinë e vendit. Kemi një president që ka shkelur kushtetutën, ligjin, një president që krijon një figurë jo të mirë tek publiku. Mënyra se si u ekspozua kjo gjë ishte e turbullt, pa subjekt, e pa vërtetë. Presidenti i republikës kërkon të ketë ligj për referendumet. Ka disa çështje në kushtetutë që nuk preken në referendum, buxheti i shtetit, çështjet e sigurisë”, tha Çupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA