I riu që sulmoi me thikë për vdekje dy gra dhe një burrë në një kishë në Francë, mbërriti nga Tunizia ditë më parë, kanë deklaruar autoritetet franceze, ndërsa mediat kanë publikuar edhe fotot e tij.
Brahim Aoussaoui, 21 vjeç, ishte pajisur me një dokument të Kryqit të Kuq Italian, pas mbërritjes me një anije emigrantësh në ishullin Lampedusa të Italisë muajin e kaluar.
Dy persona vdiqën brenda kishës, thonë zyrtarët, dhe të paktën njërit prej tyre iu pre koka. Një person i tretë, i cili u plagos rëndë, arriti të largohej nga kisha, por vdiq pak më vonë.
Autori bërtiti ‘Allahu Akbar’ gjatë sulmit dhe u qëllua 14 herë nga policia, para se të dërgohej në spital.
Raportohet se Aoussaoui mbante mbi vete një kopje të Kuranit gjatë sulmit, tha prokurori anti-terror i Francës.
Presidenti Emmanuel Macron tha se ai ishte një “sulm terrorist islamik”.
Në foto: Terroristi i plagosur dhe dy nga viktimat
Top Channel