Armë dhe municion luftarak/ I kontrolluan shtëpinë, policia arreston 51-vjeçarin në Durrës

30/10/2020 09:58

Një person ka rënë në pranga në Durrës, pasi i është sekuestruar 1 armë zjarri, si dhe municion luftarak.

Forcat policore kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen nr. 16, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Bëhet fjalë për D. R., 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasit D. R. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel