Aksident fatal në Divjakë/ Humb jetën një 27-vjeçar, policia prangos shoferin e Benz-it

30/10/2020 09:30

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në Divjakë dhe një person ka përfunduar në pranga.

Bëhet fjalë për A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel