“Zbatoni rregullat”/ Mjekja e “Shefqet Ndroqit”: Numri i pacientëve po rritet çdo ditë, kërkojmë…

29/10/2020 10:49

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani, e cila flet rreth rasteve në rritje nga koronavirusi në vend.

Mjekja Alma Cani përmes këtij mesazhi u bën thirrje qytetarëve për të respektuar rregullat për të mbrojtur jetën e të gjithëve dhe thekson se pacientët në spitale po shtohen çdo ditë.

“Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit, për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive. Ndaj mbani maskën, thekson Cani.

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë raste të shpërndarjes së virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spitale. Kërkojmë ndihmën tuaj. Zbatoni rregullat, bëni kujdes. Distancimin social e për më tepër vendosjen e maskës. Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit, për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive. Ndaj mbani maskën. Mbroni jetën tonë, tuajën, timen, të të gjithëve ne”, është mesazhi i Prof. Alma Cani.

Top Channel