Ish-kryeministri i Malajzisë thotë se “myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë”

29/10/2020 18:39

Ish kryeministri i Malajzisë ka rindezur zemërimin e krizës së besimit fetar në Francë, duke thënë se ‘myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë’, pas sulmeve të sotme terroriste me thikë ku vdiqën tre persona.

Në një koment në rrjetin Twitter të publikuar thuajse në të njëjtën kohë me sulmet e sotme, 95 vjeçari Mahathir Mohamad, dënoi presidentin Emmanuel Macron dhe ate që quante ‘historinë e Francës të mbushur me masakra’.

Mahathir, i cili ka qenë lideri më i moshuar në botë para se të tërhiqej në shkurt, akuzon Francën se në kohën kur ajo sundonte botën ka vrarë 1.3 milionë myslimanë.

Ai shkruante: “Macron nuk po tregon se është i civilizuar. Ai po tregohet primitiv duke fajësuar fenë islame dhe myslimanët për vrasjen e mësuesit të shkollës, që ishte një ofendues”.

“Kjo nuk ka të bëjë me mësimet e Islamit, por cilado që të jetë feja e tyre, njerëzit e zemëruar vrasin. Franca në historinë e saj ka vrarë miliona njerëz, shumica e të cilëve myslimanë. Kështu që myslimanët kanë të drejtë të jenë të zemëruar dhe të vrasin miliona francezë, për masakrat e të kaluarës”.

Ai thoshte më tej: Meqenëse ju fajësoni myslimanët dhe fenë myslimane për atë që u bë nga një person i zemëruar, myslimanët kanë të drejtë të dënojnë francezët”

Tre sulme me thikë ndodhën mëngjesin e sotëm në dy qytete në jug të Francës duke lënë tre njerëz të vdekur dhe disa të plagosur, të cilat po hetohen si të motivuar nga urrejtja apo terrorizmi.

FOTO GALERI
2/5
Mahathir akuzon Francën se në kohën kur sundonte botën ka vrarë 1.3 milionë muslimanë.

Top Channel