Tragjedia që u mori jetën 3 minatorëve/ Flasin fqinjët: Janë të varfër, pa nënë e babë. T’i ndihmojë shteti

29/10/2020 12:09

Një ngjarje e rëndë ndodhi në galeritë e kromit në Selishtë të qarkut Dibër. 3 minatorë humbën jetën në minierë.

Ata shkëputën kontaktet me familjen dhe pas disa orësh trupat e tyre gjetën të pajetë në thellësi të minierës në Selishtë nga ana e grupit avari- shpëtimit.

Viktimat janë një inxhinier, Ismail Hoxha nga Peshkopia dhe dy minatorët nga Bulqiza. Dyshohet se shkak i humbjes së jetës u bënë gazrat e minierës. Një prej viktimave, Fatos Çesku 55 vjeç kishte vetëm një muaj që punonte ne Selishte.

Viktima tjetër, Rexhep Rushiti 33 vjeç kishte humbur më herët edhe të ëmën në një incident të ngjashëm po në pirgjet e kromit në Bulqizë.

Ndërkohë fqinjët e tyre për ngjarjen në fjalë u shprehën:

“Janë familje e varfër shumë, pa nënë pa babë. Janë jetima krejt, t’i ndihmojë shteti”.

Top Channel