Tragjedi në minierë/ 3 minatorë humbin jetën nga gazi në galeritë e Selishtës

29/10/2020 15:05

Një ngjarje e rëndë ndodhi në galeritë e kromit në Selishtë të qarkut Dibër, 3 minatorë humbën jetën në minierë.

Ata humbën kontaktet me familjen dhe pas disa orësh trupat e tyre gjetën të pajetë në thellësi të minierës në Selishtë nga ana e grupit avari- shpëtimit. 

Viktimat janë një inxhinier dhe njëkohësisht pronari Ismail Hoxha nga Peshkopia dhe dy minatorët nga Bulqiza. Dyshohet se shkak  i humbjes së jetës u bënë gazrat e minierës.  Një prej viktimave Fatos Çesku 55 vjeç kishte vetëm një muaj që punonte ne Selishtë.  Viktima tjetër Rexhep Rushiti 33 vjeç kishte humbur më herët edhe të ëmën në një incident të ngjashëm por në pirgjet e kromit në Bulqizë.

Të afërmit tregojnë se minatorët punonin për bukën e gojës të larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes ekonomike, në  galeritë e braktisura dhe pa kushte pune të Selishtës.

 

Top Channel