“Të dashura motra greviste të Ballshit”/ Rama sërish apel: Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju. Po ju presim!

29/10/2020 11:17
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën në Ballsh, ndërkohë që sot gratë atje janë në ditën e 15 të grevës.

Rama thotë se e vetmja pengesë për tu ulur në bisedime është greva, pasi siç thekson Rama, zërat e tyre janë dëgjuar dhe qeveria po i pret.

Gjithashtu kreu i qeverisë u bënë thirrje të mos gënjehen “nga krokodilët që lotojnë e duan t’i përdorin kundër qeverisë”.

Rama në twitter

Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!

 

Ndërkohë ditën e sotme në ambientet e rafinerisë ka qenë edhe deputetja Rudina Hajdari e cila iu premtoi se do jetë zëri i tyre në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA