Spiropali shpërthen në akuza: Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë peng vendin për 30 vite

29/10/2020 22:27

Parlamenti rrëzoi sot dekretin e Presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor, pavarësisht edhe thirrjes së ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

E ftuar në emisionin “Open”, Ministrja Elisa Spiropali hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta duke thënë se vendi është marrë peng nga këto 2 individë.

“Nuk mund të presim Sali Berishën dhe Ilir Metën që kanë marrë peng këtë vend prej 30 vitesh”- tha Spiropali.

Pse e kanë marrë peng?- e pyeti Eni Vasili.

“A ju duket normale sjellja e tyre. Sjellja e tyre janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ata kanë dalë nga parlamenti ku votohen reformat, kanë hedhur Molotov ndaj institucioneve. Ndërkohë presidenti këtë e ka kthyer në sport”- tha Spiropali.

Top Channel