Spiraopali: Presidenti po mban anë, ka shkelur Kushtetuën/ Bushati: Ju silleni si pronar të këtij vendi…

29/10/2020 22:48

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi rrëzimit të dekretit të presidentit nga parlamenti, në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Presidenti Meta thotë që duhet pritur përgjigja e Komisionit të Venecias, ndërsa mazhoranca thotë se nuk ka kohë për të pritur atë ëprgjigje, pasi zgjedhjet janë në prag. Ndërkaq, ministrja Elisa Spiropali u përfshi në një debat me analistin Andi Bushati.

 

Andi Bushati: Presidenti që ka qëllim të keqe thotë ti drejtohemi Venecias, ju që keni qëllim të mirë thoni i vendoseni vetes. Presidenti është palë, skam dyshim.

 

Elisa Spiropali: A duhet një president të mbaj peng procesin zgjedhor, a është anti kushtetuese kjo.

Andi Bushati: Kjo do të ishte dhe do të sorollatnit shqiptarët dhe t’i linit pa Gjykatë Kushteutese.

Elisa Spiropali: Nuk e pengojmë ne, por fakti që gjykatësit nuk kalojnë Vetingun.

Andi Bushati: Komisioni i Venecias ka qëllim të thotë të vërtetën, sepse atë se blini dot. A ka të drejtë të ndryshojë rregullat e lojës në mes të lojës?

Elisa Spiropali: Është e gjitha e stisur, është kontradiktë, nuk e di si bini pre.

Andi Bushati: Unë dua të dëgjoj një arbitër tjetër, sepse dëgjoj Edi Ramën që është dhe lojtar dhe arbitër. Ai po pyet për një gjë korrekte dhe ju thoni jemi ne arbitër. Ju tha Bylykbashi në tryezë hajde t’ja çojmë Ohdirit.. Pse përse kemi bërë Reformën në Drejtësi. Ju po vidhni nga unaza deri tek inceneratorët. Për sa kohë keni guximin t’i thoni shqiptarëve keni hapur listat, këtu dukeni sa të besueshëm jeni.

Top Channel