Protesta para zyrave të AKEP/ Në ditën e internetit, kundër censurës ndaj medias

29/10/2020 19:57

Në ditën ndërkombëtare të internetit para godinës së Autoritetit të komunikimeve elektronike pati një reagim qytetar dhe të disa gazetarëve kundër censurës ndaj medias si me rastin e mbylljes së domainit të portalit ‘jeta osh qef’ në nëntor të vitit të shkuar.

“Jam këtu dhe do të përpiqem të jem gjithmonë sa herë që cënohet e drejta jonë. Sigurisht që edhe media duhet të ketë konturet e saj , duhet të respektojë etikën e nevojshme sepse ne jemi koshient që kjo nuk ka ndodhur por nga ana tjetër edhe pushtetet kushdo qoftë nuk duhet të prekin media. Dhe në këtë pikë ne do të jemi bashke me njëri tjetrin”

Unë mendoj se sa më e fortë të jetë diktatura aq më i pakët është vullneti për të reaguar sepse ti praktikisht je i paralizuar . Po nuk besoj se është çështje numrash po çështje mesazhi. Që nuk duhet të heshtim. Unë nuk do doja që sot të kishim 200 mijë njerëz po do doja 20 gazetarë.”

Krah protestuesve, forca të shumta policie ishin të pranishëm të cilët shoqëruan në komisariat 3 prej pjesëmarrësve.

Top Channel