Sarandë- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë i plagosuri është K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili rreth orës 15:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë). Shtetasi K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel