Përfundon seanca për Zani Çaushin. Avokati le të hapur mundësinë e lirimit me kusht në qoftë se gjykata…

29/10/2020 11:49

Përfundon seanca për Myrteza(Zani) Çaushin.

Gjykata ka kërkuar burgut të Drenovës gjithë dosjet me gjithë aktet për këtë person.

Avokati le të hapur mundësinë e lirimit me kusht për Zani Çaushin nëqoftëse gjykata në seancat e ardhshme aprovon kërkesën e avokatit se Zani Çaushit ka bërë 31 vite e 3 muaj burg.

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.

Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

Top Channel