Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta i cili ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ishin 96 deputetë të Kuvendit, që kanë votuar për rrëzimin e dekretit të Metës.
Pas kësaj Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.
Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.
Ndërkohë deputeti Ralf Gjoni tha se ka votuar pro dekretit: Unë kam votuar pro dekretit të Metës por jo për arsyet që ai parashtron. Po për faktin se iu e implentuat paturpësisht hapur.
Më vjen mirë që Meta përmes dekretit njeh ndryshimet e korrikut që Kodi është në kundërshtim me Kushtetutën .
Por s’mund të lë pa përmend disa pika që janë shkelej syri mes Ramës dhe Metës.
Ndërkohë Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.
Në arsyetimet e tij, Presidenti Meta thotë se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”
Top Channel