Fotot/ Universiteti Politeknik i Tiranës vishet me ngjyrat e flamurit të Turqisë

29/10/2020 22:18
Ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës

Ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës është veshur mbrëmjen e sotme nga imazhet e flamurit turk në krah  të atij shqiptar, me një urim për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Anadoly’, ndriçimi i godinës së universitetit me rastin e 29 Tetorit, është organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Më 29 tetor të vitit 1923, Mustafa Kemal Atatürk, zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si Republikë.

Më pas u zhvillua një votim në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Atatürk, me votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor.

 

Top Channel