Erion Veliaj u infektua me koronavirus, Manastirliu zbulon bisedat personale me të: Ja çfarë më thoshte kur këta që bëjnë ping pongun politik ishin me pushime

29/10/2020 17:40

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Ministirliu ka folur nga njësia numër 9 për arritjet e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa tregoi çfarë i thoshte në muajin Gusht kur po luftonte me sëmundjen e koronavirusit.

“Po zbuloj një bisedë personale po vlen që ta dini të gjithë ju. Kur Erioni u prek nga Covidi në gusht të këtij viti, këta që bëjnë këtë ping pongun politik ishin me pushime në atë kohë, me Erionin flisja cdo ditë dhe gjëja që më thoshte ishte: “Kur do iki, kur do dal, kur do negativizohem që të dal se kemi aq shumë gjëra ndërkohë që ishte online gjithë kohës”. Erioni është njeri i punës se vetëm me punë arrihet të ndërtohet Sami Frashëri, vetëm me punë u bë projekti i Sheshit Skënderbej, bulevardi i ri, tani po përfundon Bulevardi Zogu i Parë”, tha Manastirliu

Top Channel