(Emri) Ishte dënuar me 4 vite burg për prostitucion, arrestohet pas 12 vitesh 47-vjeçari

29/10/2020 13:18

Një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar nga Policia është arrestuar gjatë kësaj të enjteje (29.10.2020).

Shtetasi Albert Kurti, 47 vjeç banues në Fier, ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte i shpallur në kërkim sepse ishte i dënuar nga Gjykata e e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Për veprime të mëtejshme procedural, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier,

Top Channel