“E di ti nga jam unë”/ Plas në Kuvend mes Lleshajt dhe Murrizit: Mos ma trash mua zërin. Je askushi!

29/10/2020 11:03

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është përplasur në Kuvend me deputetin Myslim Murrizi.

Në replikën e tij me Murrizin i cili i fliste nga vendi, Lleshaj i tha:

Policia nuk ka asnjë objekt që të merret me deputetët. Deputetët janë të parët që duhet të mbajnë përgjegjësi nëse shkelin ligjin. Nuk ke shans të fitosh pikë përballë Policisë dhe ligjit. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur akoma. Nuk fiton pikë përballë me Policinë. Je polic dhe ke dështuar në policinë financiare. Harroje intimidimin ndaj Policisë dhe zbato ligjin, sepse je askushi. Rri mo ti… Mos u përpiq që të trashësh zërin se e ke të vështirë organikisht. Ti se di nga jam unë njëherë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA