Çdo ditë mesatarisht 3 nxënës drejtohen te psikologu për të kërkuar ndihmë, ndikuar dhe  nga situata e pandemisë.

Psikologia Etel Turtulli duhet të ofrojë shërbimin psikologjik brenda javës në dy shkolla 9 vjeçare, te ‘Kosova’ dhe ‘Mustafa Greblleshi’.

Ashtu si psikologë të tjerë të cilët mbulojnë rreth 700 nxënës, detyrohen të punojnë në disa institucione arsimore. Ky organizim do të ndryshojë pas dyfishimit të punonjësve të shërbimit psikosocial në shkolla.

Me 30 tetor do të nis procesi i dyfishimit të punonjësve të shërbimit psikosocial ne institucionet arsimore ku së pari drejtoritë rajonale arsimore do të shpallin njoftimin për dorëzimin e dosjeve nga kandidatët.

Në interpelancën e Ministres së Arsimit Evis Kushi me psikologët këtë të enjte u sqaruan fazat e mëtejshme të konkurrimit.

 

 

Top Channel