Debate me Gjonin në Kuvend/ Valteri: Mos Hani atë që s’thuhet! Hysi: Atë gishtin mos ia trego asnjërit

29/10/2020 12:54

Në debatin mes ministres së Shëndetësisë dhe Ralf Gjonit për vaksinën është përfshirë dhe Vasilika Hysi e Halit Valteri, të cilët e kanë kritikuar për qëndrimin deputetin.

Hysi: Ju që lexoni kaq shumë libra mëso rregulloren. ju jap masë për herë të dytë për tërheqje vëmendje.

Gjoni nga vendi: Më tjetërsoi fjalën dhe më takon për procedurë.

Hysi: Atë gishtin mos ia trego asnjërit, respekt për ministren dhe stafin shëndetësor dhe për të gjithë ato jetë të humbura që luftojnë me Covid. Sot të jemi bashkë me të gjitha familjet që janë të sëmurë me Covid.

Valteri: Po dëgjojmë nga kjo foltore dshumë njerëz që po tallen me këtë flamë nga e cila kemi humbur njerëz. Mos hani kot atë që sthuhet të bëhemi bashkë kundër Covid

Gjoni: Unë bëra një pyetje të thjesht sepse siperon që e kam kaluar vetë Covidin dhe e njoh mirë situatën epandemsië, zonja Hysi është e turpshme që ju të dezinformoni fjalën time, unë kam respekt maksimal për mjekët, u jam shumë mirënjohës, edhe ministres me këshillat. unë ngrita një shqetësim, vende si Franca kanë pikëpyetje për efikasitetin. ë blejmë teste dhe të testojmë popullsinë.

Top Channel