Bushati: Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë vjedhur zgjedhjet/ Spiropali: Aaa këto kanë intesione më të mira

29/10/2020 22:22

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi rrëzimin e dekretit të presidentit nga parlamenti, në lidhje me Kodin Zgjedhor.

Gjatë bisedës, analisti Andi Bushati, tha se Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë vjedhur vota në të kaluarën, duke përmendur edhe rastet. Ndërkohë në këtë moment ndërhyri Spiropali, e cila tha se përse këto që janë kapur duke vjedhur vota kanë intensione më të mira, duke shtuar se presidenti ka qëllime të mira për zgjedhje, apo mendon për interesin e partisë së tij.

 

Andi Bushati: Po thamë që kur ka pasur në dorë a ka vjedhur zgjedhje Sali Berisha, ka vjedhur. A ka qenë Lulzim Basha që i vodhi 10 votat Edi Ramës, po ai ka qenë.

Elisa Spiropli: Aaa këta që janë kapur duke vjedhur votat kanë intensionet më të mira. Ka presidenti qëllime më të mira për zgjedhje, apo interesin e partisë së tij.

Andi Bushati: Këta kanë bërë kërdinë në këtë vend, por askush nuk ka guxuar që rregullat e lojës t’i bëjnë vetë. Në 2008 atë marrëveshjen e famshme që u bë skandal, u bë me konsensus. E çuan edhe në Venecia, kjo është hera e parë që një palë i cakton rregullat e lojës për të gjithë.

Elisa Spiropali: Ka vende demokratike që nuk kanë fare pazare. Kanë institucione ligjore dhe i kalojnë në kuvend me votime të thjeshta.

 

Top Channel