Redi Shehu: Është fatkeqesi që lria e shprehjes mblidhet tek Charlie Hebdo…

28/10/2020 22:35

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi karikaturat e bëra nga revista franceze “Charlie Hebdo”, të cilat shpesh janë fyese ndaj myslimanëve.

Analisti Redi Shehu, tha se lira e shprehjes duhet të ketë një kufij, e për këtë ilustroi një shembull pikërisht me revistën Franceze. Në vitet 70-të, sipas Shehut, revista “Charlie Hebdo” është mbyllur për shkak se u tall me vdekjen e presidentit të vendit. Ndërkohë, në momentin që fyhet feja islame, nuk ndërmerret asnjë masë.

 

 

“Është fatkeqësi që liria e shprehjes të mblidhet tek Charlie Hebdo. Është mbyllur disa herë sepse është tallur me vdekjen e presidentit të Francës. A në 70-ën paska kufij liria e fjalës. Charlie Hebdo është kthyer në simbolin e lirisë s perëndimit. Shpesh thuhet pse të krishterët kanë karikatura, meqenëse kanë ato të keni dhe ju. Ata janë fyer, ka pasur protesta të vazhdueshme, nuk kanë zë mediatik. Është normë, çdo gjë që bëjnë myslimanët ka më bujë mediatike. Kur flasim për Charlie Hebdo dhe lirinë, nuk po flasim për vrasjen. Unë jam totalisht kundër, pa atë vrasje Charlie Hebdo do të ishte diçka e pavlerë. Mos t’i japim zë dhe të merremi me pjesën më të madhe të myslimanëve”, tha Shehu.

Top Channel