Plasin batuat në “Open”/ Kulla: Mustafai fyhet nga gruaja e mbuluar, por edhe Beni fyhet nga gruaja nudo

28/10/2020 22:20

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi karikaturat e publikuara nga revista franceze “Charlie Hebdo”, të cilat në fokus kanë pasur fyerjet e simboleve të fesë myslimane.

Gjatë fjalës së tij, analisti Mustafa Nano, tha se edhe ai si intelektual mund të ndihet i fyer kur shikon një grua të mbuluar me shami. Ndërkohë me këtë deklaratë bëri një batutë, Ilir Kulla, i cili u shpreh se ashtu sikur Nano, edhe Arben Ramkaj (gjithashtu i ftuar në emision), mund të fyhet nëse shikon një grua nudo. Nga krahu tjetër Ramkaj tha se nuk ka eksperiencë në këto gjëra, ndryshe nga Kulla që sipas tij mund të ketë.

Ilir Kulla: Liria e të ndonjërit i fyer është liri personale,  sigurisht që dikush kur sulmohet ka të drejtën të fyhet. Mustafai e ndjen veten të fyer si intelektual, kur shikon një grua me shami fyhet. Por Beni kur shikon një grua lakuriq a fyhet.

Arben Ramkaj: Kulla ka eksperiencë në këtë gjëra, unë nuk kam eksperiencë.

 

Top Channel