Mustafa Nano: Dikush mund të fyhet se dëgjon 5 herë ezanin, le të fyhet

28/10/2020 21:56

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi karikaturat e bëra nga revista franceze “Charlie Hebdo”.

Së fundmi media franceze, ka publikuar një karikaturë ku shfaqet presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Analisti Mustafa Nano tha se të gjithë mund të fyhen nga fenomene të tilla, por sipas tij nuk mund të ndalojmë lirinë e shprehjes që në Evropë ka arritur me shumë sakrifica.

“Mund të dali ndonjëri e të thotë shiko, unë fyhem sepse dëgjoj ezanin pesë herë të ditë, nuk kam lidhje me islamin, le të fyhet ai. Ne duhet të respektojmë myslimanët që e kanë ritual të tyren dhe është lira e besimit dhe duhet ta respektojmë këtë gjë. Liria e shprehjes është bashkë me demokracinë, janë gjërat të panegociueshme, nuk janë shpikur në një moment të caktuar, janë konkluzion që janë arritur ndër shekuj. Ka pasur sakrifica të mëdha për të arritur tek e drejta për të thënë mendimin tënd ashtu siç do”, u shpreh Nano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA