Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ku studiohen 17 gjuhë të botës, ka ende kuota të lira 250 të tilla.
Ekziston mendimi, që në degë të kërkuara, si Gjermanishtja apo Anglishtja, nuk ka kuota, por kjo nuk është e vërtetë. Gjermanishtja ka ende 3 kuota dhe anglishtja 12.
Po me Rusishten çfarë ndodh këtë vit?
“Kandidatët kanë afat deri në orën 13, të datës 28 tetor, për të paraqitur kërkesën me shkrim, te sekretaria.
Dhe nga 29 – 31 tetori, fakultetet shqyrtojnë kërkesat dhe vendosin.
Ju bëj thirrje të gjithë atyre, që nuk fituan në degë të kërkuara, që të regjistrohen në degë të tjera dhe të marrin si gjuhë të dytë atë që dëshironin.
Diploma jonë në bachelor, dhe akoma më mirë në master, siguron punë si brenda edhe jashtë vendit.
Rusishtja mbyllet këtë vit, pasi për të dytin vit radhazi, nuk u regjistrua njeri.
Por mësimi do të vazhdojë për studentët që po studiojnë në këtë degë.
Mësimi për vitin e parë Bachelor dhe Master do të zhvillohet në këtë mënyrë: leksionet online, dhe seminaret në fakultet.
Për vitet e tjera vetëm online.
Tarifa është për Bachelorin 25 mijë lekë të reja, dhe për Masterin 75 mijë lekë.
Jemi ndër fakultetet e renditura me mirë, përsa i përket mbledhjes së tarifave”.
Top Channel