Kulla: Të thuash që për vrasjen në Paris ka faj Islami, njësoj si për gjakmarrjen të ketë faj kisha

28/10/2020 23:00

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi karikaturat e bëra nga revista franceze “Charlie Hebdo”.

Kujtojmë se pak javë më parë, një 18-vjeçar me origjinë çeçene vrau mësuesin Samuel Paty, pasi ky i fundit në një orë mësimore në shkollë, kishte paraqitur karikaturat e profetit Muhamed. E pas vrasjes, në Francë nisën të akuzoheshin myslimanët në përgjithësi. Ilir Kulla tha në “Open”, se nuk mund të bëhen përgjithësime të tilla, pasi edhe në fshatrat e veriut të Shqipërisë, ndodhin vrasje për gjakmarrje, por nuk fajësohet kisha katolike. Gjithashtu shtoi se edhe në Francë janë vrarë për 500 vite shumë persona në mes të shesheve, por kjo nuk do të thotë që Franca është vend kriminal.

 

“Nuk mund të thuash që ndodhi në krim në 2015 tek Charlie Hebdo e për këtë duhet fajësuar feja islame, e njëjta gjë ndodhi dhe në krimin e fundit me profesorin e shkretë.  Është e njëjta gjë sikur të thuash që në disa fshatra të veriut të Shqipërisë, të cilat janë dhe fshatra katolikë, ndodh që vriten për gjakmarrje, faji është i kishës katolike. Meqenëse ai i preu kokën fajin e ka islamin. Çfarë të themi ne që Franca për 500 vjet i ka prerë kokën njerëzve në publik, do të thotë që është shtet kriminal”, tha Kulla.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA