Karikaturat provokuese/ Kapexhiu në ‘Open’: Nuk kanë tabu, pro jo të denigrojnë figurën

28/10/2020 22:25

Karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu është shprehur se karikatura nuk ka tabu por nuk duhet të denigrojë figurat.

“Është arti i karikaturës një art që nuk ka tabu. Edhe pse të deformon dhe të godet, të jep të qeshurën. Kjo është transformuar në një vrasje në dhimbje dhe në lot. Ne po flasim për njerëz normal. Dhe unë e bëj karikaturën që të mos e denigrojë figurën dhe të krijoj dhimbje dhe revoltë. Nëse do denigrim patjetër që do të shkojë në revoltë. Padyshim që është e drejtë revolta e myslimanëve por jo të shkosh deri në vrasje. Nano nuk fyhet ku e shan. Ai fyhet kur nuk e lavdëron aq sa duhet. Po të të prekin në një pikë të shenjtë për ty patjetër që do revoltohesh. Pse ndodh kjo vetëm në Francë. Pse Charlie Hebdo. Pse nuk ndodh në Holandë apo Gjermani. Ka karikaturistë më të zotë se të Charlie Hebdo. Por ata janë njerëz me vlerë që çmojnë atë që është e shenjtë për të tjerët. Macroni që thotë për karikaturën thotë se s’do ndaloj artin por jo për të shenjtin. Feja islame, Nano mos u acaro se ti nuk fyhesh.”

Top Channel