Karikaturisti Bujar Kapexhiu është përplasur në debat në emisionin ‘Open’ me analistin Mustafa Nano.

Në debat e sipër, Nano ka hedhur akuza ndaj Kapexhiut duke thënë se ai për të shenjtën edhe mund të vrasë.

Pjesë nga debati:

Mustafa Nano: Unë fyhem dhe e kuptoj se myslimanët janë fyer. Por unë them po u fyeve, okej fyeu. Pse nuk e mbroni kur janë tallur me Jezu Krishtin.

Byujar Kapexhiu: Një brazilian fitoi me portretin e Nënë Terezës. Por pra ishte e dashur. Mund të karikaturizosh dikë por jo në momente fyese e denigruese. Në situata komike por jo fyer. Nuk e kanë bërë Jezusin në plazhe nudiste. Edhe feja kristiane nuk e ka vizatuar, por ta vendosësh në veprime të turpshme.

Mustafa Nano: Ai mund të vrasi. Kapexhiu mund të vrasi!

Bujar Kapexhiu: Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë.

Top Channel