Karikaturat e Charlie Hebdo, Nano: Pjesës myslimane të botës duhej t’i jepej një mësim pas masakrës në Paris

28/10/2020 21:19
Analisti Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano i ftuar mbrëmjen e sotme në Open shprehet se pjesës myslimane të  botës duhej t’i jepej një mësim pas masakrës në Paris ndaj Charlie Hebdo, pasi publikoi karikaturat ofenduese ndaj profetit Muhamed.

Ai thekson se liria e shprehjes është e panegociueshme në Europë.

Emanuel Makron mund të jetë islamofob, por jo për shkak të kësaj që është bërë tani. Shteti francez duhet të ndalonte më herët për këtë fenomen.Që në momentin që ndodhi masakra e madhe, që në atë moment pjesës myslimane të  botës duhej t’i jepej një mësim. Liria e shprehjes është fituar me sakrifica. Ka më shumë se 2 shekuj që tallet Jezus Krishti. Një nga vlerat e mëdha është liria e shprehjes. Është e panegociueshme në Europë. Asaj pjesë myslimane duhej të bëhej e qartë që është e panegociueshme. Liria e shprehjes nuk kuptohet pa lirinë për të fyer. Kur shprehen qëndrime të forta jam i sigurt që çdokush fyhet.Liria e shprehjes është bashkë me demokracinë, janë gjëra të panegociueshme. Nuk janë shpikur në një moment të caktuar, janë konkluzion i përpjekjeve që janë bërë ndër shekuj, janë djegur në tufën e druve shkencëtarë të rëndësishëm. Ka pasur sakrifica për të thënë mendimin tënd, tha Nano.

Kujtojmë se në të gjithë botën është krijuar një debat i madh për shkak të karikaturave të fundit të Charile Hebdo, ku Presidenti i Turqisë, Erdogan shfaqet me një grua gjysmë të mbuluar.

Top Channel